Hoxha i ri nga Klina vazhdon takimet me qytetatë, kësaj radhe priti ekonomistin Smajli

 

Është i ri në moshë por një hoxhë shembull i lidhjes së fortë me qytetarët të cilet pa dallim i pret në takim në xhami për të biseduar për çështje të ndryshme që ata i preokupojnë, shkruan RTV Okarina.

Kështu me takime e diskutime të tilla hoxha Arbnor Sinani nga “Xhamia e Haxhilerëve” në Klinë të Poshtme të Skenderajt po luan edhe një rol të rëndësishëm në rritjen e nderveprimit dhe kohezionit social që fatkeqësisht po mungon në shoqërinë tonë.

Ai së fundi ka pritur në takim ekonomistin e njohur Remzi Smajli i cili sipas hoxhës ka qenë pjesmarrës dhe kontribues i dëshmuar i të gjitha proceseve për liri në vend, dhe kontribues i rregullt në mirëmbajtjen e Xhamisë.

Ja njoftimi i plotë i tij:

“Takimi i radhës

Në vazhdimësi të takimit javor, i ftuar ishte Prof. Remzi Smajli, Doktor i shkencave ekonomike dhe ekspert ekonomie i nivelit kombëtar, gjithashtu pjesmarrës dhe kontribues i dëshmuar i të gjitha proceseve për liri në vend, dhe kontribues i rregullt në mirëmbajtjen e Xhamisë.

Nderë dhe privilegj që në mesin tonë të kemi profile të tilla të cilët i shtojnë edhe më shumë mirësitë dhe ndikojnë në unitet në vendin tonë.

#Thënie: “Zemra, të cilën besimi e ka edukuar për të qenë nën mbikëqyrjen e Krijuesit, është gjithmonë e gjallë dhe më e ndjeshme“.” /RTV Okarina/