Mbretëria angleze pas mbretëreshës Elizabetë

 

Katte Middlton ka bërë padyshim një udhëtim përrallor. Nga një studente, në të dashurën më të përfolur në botë dhe sot në një princeshë moderne.

Ajo u bë dukeshë e Kembrixhit kur u martua me princin Uilliam më 29 prill të 2011. Por a do të quhet ajo mbretëreshë kur të martohet me mbretin?  Sapo princi Uilliam të marrë fronin dhe të bëhet zyrtarisht mbret i Anglisë, Kate do të jetë bashkëshortja e mbretit.

 

 

Ndryshe nga sa mendohet, Kate nuk do të jetë mbretëresha e Anglisë, siç është sot mbretëresha Elizabetë. Kjo sepse Kate do të jetë monarke nga martesa dhe jo nga familja. Por për popullin, ajo do të njihet gjerësisht si Mbretëresha Catherine. Vajza e Kate dhe Uilliam, princesha Charlotte, ka potencialin për të mbajtur titullin Mbretëreshë e Anglisë, kjo falë ndryshimit të ligjit, që më herët i bënte djemtë pasardhësit e vetëm të mbretërisë, edhe në qoftë se ishin më të vegjël në moshë nga vajzat, por legjislacioni ndryshoi, para ardhjes në jetë të Princit Xhorxh në 2013, duke i dhënë fund njëherë e mirë kësaj tradite. Kjo do të thotë se princesha Charlotte është e katërta në radhë për në fron, pas princit Charles, Uilliam dhe Xhorxh.

Në uebsajtin zyrtar të Pallatit Mbretëror saktësohet se vetëm nëse mbreti vendos ndryshe, bashkëshortja e mbretit kurorëzohet bashkë me mbretin, por në një ceremoni më të thjeshtë.

/RTV-Okarina/