Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu- Shoshi ka komentuar zhvillimet e fundit që po ndodhin rreth diplomacisë kosovare.
Ajo ka thënë se Qeveria Kurti i ka larguar dhjetëra diplomatë e konsuj vetëm pse i kishte targetuar si të afërt me njerëz të ish-qeverive të kaluara, ndërsa tash vetë ministrja Gërvalla rekomandon një ish-ministër të LVV-së për Konsull të Përgjithshëm në New York. Sipas saj, kaq për moralin politik të Gërvallës, me të cilin po e udhëheq politikën e jashtme.
“Krejt në kundërshtim me ligjin dhe aktet nënligjore në fuqi! Pasojat e keqqeverisjes me MPJD-në dhe të largimit të diplomatëve e konsujve, që me vite të tëra i kanë shërbyer vendit, Kosova do t’i vuajë shumë gjatë”, ka shkruar deputetja në faqen e saj në Facebook.