Shkëndia e rrymes që ndodhi pasditen e djeshme në Poklek të Drenasit, rrezikoi jetën e një familjeje në këtë fshat dhe ia dogji shtëpinë, derisa për fat të mirë më e keqja nuk ndodhi, KEDS u përkujdes që pos frikës që i shkaktoi defekti, të shkaktoi edhe dëm psikologjik tek klientët, duke mos ndërhyrë në sanimin e kabllos furnizuese, por duke kërkuar nga shtëpiakët që ta blejnë vet atë.
Të pakten këtë përshkrim e bën një informues, fqinjë me personat që u përballen me shkëndinë e rrymes, duke theksuar se e dëmtuara është një grua me aftësi të kufizuara dhe personi tjetër që jeton aty është një burrë i shtyer në moshë, shkruan DrenicaSot.
Ai pohon se kërkesen e njejtë të Keds-it për blerjen e paisjeve për sanimin e dëmit nga vet banorët e shtëpisë së dëmtuar ia tha edhe atij pasi i mori në telefon.
Dy personat e paaftë për punë tanimë janë qe 20 orë pa rrymë, në pamundësi që kërkesa e KEDS-it të përfillet për shkak të kushteve.