Në pranga kanë rënë dy shtetas shqiptarë, emrat e të cilëve nuk bëhen publikë për momentin.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua edhe makina e markës Saab me targa shqiptare.
Njërit prej dy të arrestuarve iu gjet edhe një kartë identiteti greke e falsifikuar, ndërsa prej verifikimeve të shenjave të gishtërinjve të tij, u gjet se autorit i ishte ndaluar të hyjë në Greqi për 5 vite pasi ishte akuzuar më parë për trafik narkotikësh.
Dy të arrestuarit do të dërgohen për masë sigurie, ndërsa hetimet do të vazhdohen prej anti drogës së Epirit./Tch/