Mbrëmë në Prishtinë, Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në rrugën “Vëllëzërit Fazliu”.
Dy nga të arrestuarit u kapën duke bërë shit-blerje të narkotikëve, ku njëri prej tyre kishte tentuar të ikë.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka siguruar nga gjyqtari urdhrin verbal për bastisjen e shtëpive të të dyshuarve, ku janë gjetur dhe sekuestruar 1.288 kg (një kilogram e dyqind e tetëdhjetë e tetë gram) substancë narkotike e dyshuar e llojit heroinë, dy peshore digjitale, një AK 47 me një karikator dhe pesë fishekë si dhe 295 € para të gatshme.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit u dërguan në mbajtje.
/RTV-Okarina/