Ekonomisti austriak, Gunther Fehlinger, i cili është familjarizuar së fundi shumë me politikën dhe ekonominë e Ballkanit, ka vizituar së fundi Kosovën dhe Serbinë.
Fehlinger publikoi një fotografi nga një rrugë në Serbi, ku shkroi se Serbia është 10 vjet prapa Kosovës.
“Kushtet e rrugës në Serbi janë shumë më keq se në Kosovë sot. Isha duke vizituar gjithë ditën në Serbi dhe mund të dëshmoj se Serbia është 10 vjet prapa Kosovës”, ka shkruar Fehlinger.
Ndryshe Fehlinger kishte publikuar ditë më parë një fotografi nga autostradat në Kosovë, ku vlerësoi lart pamjen e tyre./Lajmi.net/