Shaip Kamberi takohet me Vuçiqin – Këto ishin kërkesat e tij

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë Shaip Kamberi është takuar me presidentit e Serbisë Aleksandër Vuciq, raporton Gazeta Blic.

Kamberi në një shkrim në faqen e tij në Facebook ka thënë se aktualisht partia që përfaqëson nuk është e interesuar për pjesëmarrje në Qeverinë atje, por ka thënë se janë disa prioritet që duhet zbatuar për Luginën e Preshevës.

Njoftimi i plotë:

“Zbatim te marreveshjeve per Luginen, ndryshim te ligjeve per minoritetet dhe fond per zhvillim” ishin kërkesat që, sot, në emër të Koalicionit të shqiptarëve të Luginës ia dorëzuam presidentit të Republikës së Serbisë.
Nuk është prioritet i joni participimi në qeveri, por, integrimi ne institucionet publike dhe shtetërore në nivel lokal e regjional, ndërprerja e pasivizimit, fondi zhvillimor për Luginën, ndryshimi i Ligjit për flamurin ishin pikat që potencuam në takimin e sotëm.
Pjesmarrja në qeveri, derisa nuk jemi te integruar në nivel lokal e regjional, është koncept politik që nuk është prioritet i Koalicionit të shqiptarëve të Luginës.