Von Cramon kërkon nga BE-ja, t’i reagojë Beogradit urgjentisht

 

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka reaguar për çështjen e pezullimit të adresave të shqiptarëve që banojnë në Serbi.

Von Cramon ka replikuar në postimin e kryetarit të Preshevës, Shqiprim Arifi i cili ka shkruar se pezullimi i adresave të shqiptarëve në Serbi është sistematike.

 

 

“Ky është një problem i madh dhe duhet të adresohet urgjentisht në Beograd nga Përfaqësuesi i Lartë i BE’së, Josep Borell, Emisari Special Miroslav Lajçak dhe Komisioneri Oliver Varhelyi”, ka shkruar Von Cramon.

/RTV-Okarina/