hqipëria u godit sot nga një tërmet me magnitudë 4.1, me epiqendër 5 kilometër në perëndim të Librazhdit.
Kjo lëkundje sizmike ishte në thellësinë 5 km, çka ka bërë që të ndihet shumë nga qytetarët. Është raportuar që lëkundjet janë ndjerë në shumë qytete, Lezha, Durrësi, Tirana, Elbasani dhe Librazhdi.
Por ajo që ka shkaktuar konfuzion tek qytetarët, ka qenë aplikacioni i Institutit të Gjeoshkencës si dhe aplikacioni EMSC që publikon lëkundjet më të fundit sizmike. Ndonëse të specializuar për këtë fenomen duket se dy aplikacionet nuk e kanë matur siç duhet epiqendrën e tërmetit dhe as shkallën e magnitudës.
Fillimisht tërmeti u raportua me epiqendër në Lezhë, dhe me magntidutë 3.8. Vetëm pak minuta më vonë epiqendra e tërmetit u zhvendos në Librazhd në qarkun e Elbasanit, ndërsa magnituda është rritur në 4.1.