Me dhimbje e pikëllim mora lajmin se nëna heroinë, Taibe Shala, ka kaluar në amshim.
Nëna Taibe, është e paharrueshme për të gjithë neve, nga veprimtaria e hershme e përbashkët me gjeneral Shabanin dhe bijtë tjerë të saj, Bedriun, Elmiun, Ganiun, Shabanin dhe Nuhiun si dhe vajzat Floria dhe Behija.
Morali i nënës heroinë, ishte i madh edhe atëherë kur përcillte bijtë e saj në vijat e luftës, edhe atëherë kur e mori vesh se ballë për ballë me okupatorin, ra heroi i Kosovës, Bedri Shala.
Familje e nderuar Shala, mbahuni të fortë. Ngushëllime! tha Lladrovci.