Ankohen naftëtarët: Jemi buzë falimentimit

Naftëtarët janë të pakënaqur me vendimin e Qeverisë së Kosovës për të caktuar çmimet e shitjes së derivateve të naftës brenda 24 orëve.

Shoqata me këtë rast i ka shkruar një letër kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.

Në letër theksohet se shitësit me pakicë janë buzë falimentimit.

“Pikat me pakice janë furnizuar dje me cmimin 1.71 cent brenda territorit të Rep. së Kosovës, ndërsa Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e cakton cmimin me 1.75 cent, ku sipas kësaj pikat e vogëla të karburantit nuk mund të mbijetojnë më 4 cent”, thuhet në letrën e Shoqatës së Naftëtarëve.

Ata i bëjnë thirrje qeverisë që ta rishikojnë vendimin.

“Andaj, i apelojme Qeverisë së Kosovës që sa më parë ta revidoj vendimin, të bëhet kalkulimi i importit, shitja me pakicë si dhe të caktohet çmimi nga ana e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, me qëllim që mos me i shuar bizneset e vogëla në këtë kohë krize”.