“Nëse ke vendos me ik nga Kosova, ik e mos tjerr, mos e fyej vendin tand, familjen tande e shokët e tu që mbesin këtu!”

Ish kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Mitrovicës, Fehmi Ferati, ka paraqitur disa porpozime reth çështjes së largimit të mjekëve nga Kosova.

Ferati ka thënë se shteti i Kosovës duhet të fus një rregull në zbatim për çdo mjek që e lëshon Kosovën ndoshta do duhej të paguaj shpenzimet e shkollimit paraprak.

Ai nuk ndalet me kaq.

“Çdo qytetar që publikisht shprehet duke fyer shtetin, Kosovën dhe qytetarët e saj sidomos këto deklaratat kur po ikun nga Kosova, të konsiderohen vepra penale” shkruan ai.

Shkas Ferati duket se ka amrrë deklaratat e fundit të mjekëve kosovarë të cilët po e lëshojnë vendin si pasojë e mos-krijimit të kushteve adekuate të punës dhe pagave jo dinitoze që mjekët e infermirët kosovarë, gëzojnë në Kosovë.

Por Ferati I cili zotëron edhe një biznes privat, thekson se po mundohet që ta zhvillojë Kosovën.

“Ne që po mbijetojmë në Kosovë që punojmë e paguajmë taksa, e që shpresojmë me ndërtu e zhvillu Kosovën, e paguajmë taksa edhe për me eduku këtë grupin e parë e me e degju turli kodoshi dembel duke na fyer shtetin(këtë që kemi)e vendlindjen “se si duhet ikur sa ma parë nga këtu”, ka shkruat ai.

“Nëse ke vendos me ik nga Kosova, ik e mos tjerr, mos e fyej vendin tand, familjen tande e shokët e tu që mbesin këtu! Ik, shko atje ku paguhet dhe ku mendon se eshte ma mirë! Kaq”, përfundon Ferati.