Hoti akuza qeverisë: Po të hiqej akciza sot nafta do të ishte 1.39 euro
—
Ish kryeministri Avdullah Hoti ka listuar disa nga produktet që sipas tij janë rritur shumë më shumë se përqindja totale prej 14%, derisa ka akuzuar qeverinë Kurti që nuk po ndërmerr asnjë masë për të lehtësuar jetën e qytetarëve.
Sipas tij, çmimet në qershor të këtij viti u rritën mesatarisht 14% krahasuar me qershorin e vitit të kaluar, por sipas Hotit në produktet kryesore rritja ishte shumë më e madhe.
Ai ka theksuar se po të hiqej akciza në derivate, çmimi i naftës sot do të ishte shumë më i lirë.
“Sot, 12 korrik 2022, çmimi i naftës është caktuar 1.75 euro për litër. Për çdo litër të naftës, qeveria mbledh 61 centë. Sikur Qeveria të pezullonte akcizën në naftë, sot çmimi i naftës do të bëhej 1.39 euro për litër”, tha Hoti.