Gani Geci: Në vitet 90 sulmova një helikopter mbi malet e Prekazit

Ai në rrëfimet e tij për jetën e tij personale e familjare ka përmendur edhe disa ngjarje në vitet ’90, ku një nga to është edhe një rast i sulmit të helikopterit serb në Drenicë.

“Gani Kabashi e ka pas ni M48, edhe unë, e prej të gjitha anëve, kanë ardh njerzit me na ndihmu, dikush me tërfurk, e dikush me naj allti e me çka kishin. Helikopteri s’na lijke vend, në qatë kohë është plagosur mixha i Sylejman Selimit, dmth edhe ai ka ardh ne Aqareve me i ndihmu, është plagosur e ka mbet tek një gardh, nga aty me helikopter e kanë marrë edhe e kanë qu në spital në Prishtinë në atë ditë. Sylejman Selimi nuk ka qenë atë ditë aty, se ka qenë i përvluar me qaj, e nuk ka mundur me qenë aty. Na kemi nejt deri në orën 4-5 nëpër malet e Prekazit, unë edhe Gani Kabashi e kemi gju për herë të parë me M48 helikopterin, se s’na lijke vend ku me u mshef, dushk nuk kish, dimër, edhe Gani Koci na ka thanë a shkojmë tek na, e kishim ma afër Polacin. Kemi shku në shtëpi të Gani Kocit, unë edhe Sejdi Geci kemi shku me i marrë armët tek kulmi i Xhamisë, e kur kemi ardhur në Llaushë, i kishin nxjerrë ata vllazia mi”, ka rrëfyer Gani Geci “n’Demos”.