Komuna e Skenderajt, ashtu si vitin e kaluar edhe këtë vit do të organizojë muajin e diaspores, ku në sheshin e qytetit “Adem Jashari” do të përformojnë këngëtar të ndryshëm të estrades sonë, shkruan Okarina press.
Me 15 korrik në hapjen e këtij muaji të diaspores do të përformojë këngëtari nga Drenasi, Don Xhoni.
Lajmin për këtë e ka dhënë komuna e Skenderajt e cila ka shkruar:
“ Po fillon aktiviteti më i madh argëtues “Ditët e Diasporës – SKENDERAJ 2022” , me një program të jashtëzakonshëm, me këngëtarë të mirënjohur nga estrada jonë .
Një organizim i tillë njëmujor bëhet në shenjë nderimi dhe respekti ndaj bashkatdhetarëve tanë .
Ekskluzivisht DON XHONI , të premten (15 korrik) nga ora 21:00
Në Sheshin “Adem Jashari”.
MIRË SE VINI BASHKATDHETARË! ”