Një vdekje e dyshimtë është regjistruar të hënën në Mitrovicë.
Në Polici është raportuar se viktima mashkull është sjellë pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, ku vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.
Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion.