Tregtari humorist i emërton pemët dhe perimet “Kunguj për bija…speca adidas… (VIDEO)

Është një nga tregtarët më të veçantë në Kosovë, Ali Curri nga Gjakova mori vëmendje të madhe me humorin e tij të veçantë.

‘Speca adidas’, ‘kunguj për bija’, ‘shalqin megalux’, janë vetëm disa nga emërtimet që Curri ua ka lënë frutave e perimeve.

Tash e 32 vite puna e tij fillon që në mëngjesin e hershëm, e kështu me përkushtim e humor Curri bën për vete të gjithë konsumatorët.

Ndërsa koleget e Currit ndihen me fat që punojnë se bashku më të, ata thonë se ai ua bën ditën 5 minuta.

Tregun e Ali Currit e bëjnë të veçantë edhe ditët e javës, ngase ai i ka emëruar perimet në bazë të ditës që është/