Në Obiliq gjendet një 35 vjeqar pa shenja jete

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm ne fshatin Plemetin të komunës së Obiliqit, ku është gjetur pa shenja jete një person.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës bëjnë të ditur se rreth orës 09:45 kanë pranuar thirrje për ndihmë nga vëllai i viktimës, i cili ka njoftuar se 35-vjeçari dyshohet se është në rrezik për jetën.

Me të arritur në vendin e ngjarjes, ekipi mjekësor ka hyrë brenda një shtëpie private ku kanë gjetur të ndjerin në dhomën e gjumit pa ndjenja. Pas ekzaminimit për shenja vitale, mjeku ka konstatuar se i riu ka ndërruar jetë.

Lidhur me rastin është njoftuar dhe Policia e Kosovës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që çojnë në zbardhjen e rrethanave se si ka ndodhur ngjarja.

Sinjali mëson se tek i ndjeri nuk janë vërejtur shenja të dhunës, mirëpo shkaku i vdekjes nuk dihet ende.

Me vendim të prokurorit rasti është iniciuar ‘Hetim mbi vdekjen’ dhe trupi i pajetë i 35-vjeçarit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.