U godit 7 herë me thikë buke nga ish-burri

Një shqiptare u plagos 7 herë me thikën e buës nga burri i saj në rrugën ‘La Spezia’ të Migliarinës në Itali.

E reja, identiteti i të cilës nuk është bërë i ditur, ndodhet në spital. Ajo është ende në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.

Në momentin që ka dalë nga koma, shqiptarja mes lotësh ka kërkuar fëmijët e saj.

“Ku janë fëmijët e mi? Si janë”? Këto janë fjalët e para të 26-vjeçares shqiptare. autoritetet arrestuan ish-burrin e saj, Sokol Begaj, 37 vjeç.

Javën e kaluar ai mori një thikë dhe e goditi ish-partneren në një autobus, mes personave të tjerë, duke i terrorizuar të gjithë ata.

Avokati i shqiptarit ka thënë për mediat se Begaj është në gjendje të vështirë psikologjike dhe nuk kupton se çfarë ka ndodhur.

Sipas hetimeve, vetëm një ditë para ngjarjes, Begaj dhe 26-vjeçarja kishin arritur një marrëveshje për kujdestarinë e fëmijëve.