Vajzat e Kosovës shkëlqejnë dhe mposhtin Kroacinë në Kampionatin Europian
Kombëtarja e Kosovës U-20 në kategorinë e vajzave ka shënuar fitore me rezultat 60:63 ndaj Kroacisë në kuadër të Kampionatit Europian Divizioni B.
Në ndeshjen e dytë të zhvilluar në Shkup vashat kosovare kanë arritur rezultat pozitiv ndaj Kroacisë duke triumfuar me diferencë të vogël pikësh, por në fund shumë të vlefshme.
Kosova nuk e filloi shumë mirë takimin pasi pas çerekut të parë rezultati ishte 18-11 për Kroacinë, mirëpo në çerekun e dytë rezultati përfundoi i barabartë 18-18, me ç’rast pjesa e parë përfundoi me avantazhin e kroateve me shtatë pikë.
Por, gjithçka ishe ndryshe në dy çerekët e pjesë së dytë, atëherë kur Kosova fillimisht në çerekun e tretë triumfoi 13-15 dhe rikthimi i jashtëzakonshëm u bë në çerekun e fundit kur rezultati në semafor tregonte 11-19.
Kjo është fitorja e parë nga dy ndeshjet e para të Kampionatit Europian për vashat kosovare, ndërsa ato dje pësuan humbje nga Maqedonia e Veriut me rezultat 69:83.