Familja Mustafa ka kërkuar ndihmë financiare nga qytetarët e vullnetit të mirë për mbulimin e trajtimit për shërimin e familjarit të tyre, Demir Mustafës.
Mustafa vuan nga kaceri në mëlqi, për çka po merr kimioterapi, por edhe pse terapia që do duhej të përdorte falas ndodhet në listën esenciale të barërave, familjarët thonë se e njejta nuk gjindet në Spital.
Çmimi i terapisë së veteranit të UÇK-së nga Tica e Skënderajt është shumë i kushtueshëm dhe familjarët thonë se s’kanë mundësi ta mbulojnë.
Numri kontaktues për t’i dalë në ndihmë Mustafës është: 049458698 ose 045214164