Organizata “Germin” ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Supreme kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për verifikimin e aplikacioneve për regjistrim e votuesve jashtë Kosovës.
PZAP-ja e ka hedhur si të palejuar ankesën e kësaj organizate kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), të 11 janarit, duke e konsideruar këtë të fundit si vendim me karakter teknik, i cili nuk hyn kategorinë e vendimeve që mund të apelohen.
Lirim Graiçevci tha se PZAP-ja nuk e ka trajtuar fare substancën e ankesës kundër verifikimit me telefon të aplikuesëve për regjistrim për votim nga jashtë vendit. Krasniqi shpreson që Gjykata Supreme të marrë parasheh ankesën e tyre.
Ndërkaq, ai ka thënë se nëse nuk merret parasysh atëherë do të shohin rrugë të tjera juridike duke dorëzuar ankesë edhe të Avokati i Popullit, raporton EO.
“Ne sapo e apeluam vendimin e PZAP-së, në Gjykatën Supreme. PZAP-ja e ka hedhur ankesën tonë ndaj KQZ-së duke mos e trajtuar, gjë që ne e konsiderojmë si të padrejtë për shkak se PZAP-ja e ka trajtuar vendimin e KQZ-së si vendim teknik dhe i cili nuk shkel të drejtat themelore”.
/RTV-Okarina/