Aktori Tony Sirico ka ndërruar jetë në moshën 79-vjeçare.
Ai është i njohur për serialin “Soprano” i cili u bë mjaft i njohur jo vetëm në mesin e shikuesve amerikanë, por edhe më gjerë.
“Një personazh më i madh se jeta në dhe jashtë ekranit. Do të më mungosh shumë miku im“, shkroi në Twitter aktroi tjetër i “Sopranos”, Steven Van Zandt.
Ishte familja e tij e cila dha lajmin e vdekjes së aktorit amerikan, por nuk dihet ende shkaku i ndarjes nga jeta. Aktori la pas dy fëmijët dhe nipërit e mbesat e tij.
Sirico, i lindur në vitin 1942 në qytetin e Nju Jorkut, ka portretizuar shpesh kriminelë gjatë karrierës së tij, duke përfshirë filmat si “Goodfellas”, “Cop Land” dhe “Mickey Blue Eyes”.