Gazetari Top Channel Muhamed Veliu, duke iu referuar policisë së Holandës, raporton se është vënë nën hetim Majori Ermal Dinoshi me detyrë specialist stërvitje.
Pas arrestimit ushtaraku shqiptar, është duke u hetuar në gjendje të lirë nën dyshimin e përshtatjes, së një shtëpie për rritje kanabisi.
Dinoshi, thotë policia e Holandës dyshohet se në bashkëpunim, me persona të tjerë ngritën një shtëpi për rritje kanabisi në qytetin Brunsum.
I kontaktuar nga gazetari Top Channel, për të dhënë versionin e tij të ngjarjes, Major Dinoshi mohoni kategorikisht përfshirjen e tij në këtë ngjarje.
“Çfarë Çfarë? Absolutist JO, kujdes me privatësinë. Ju lutem kjo që thoni është e pavërtetë. Keni ngatërruar person i nderuar“, tha ai.
Ministria e Mbrojtjes pasi u kontaktua nga Top Channel, përmes Fation Hoxhallit, këshilltar i ministrisë dha këtë reagim:
“Është përfshirë në një veprimtari për të cilën autoritetet holandeze janë duke e investiguar në gjendje të lirë. Ndërkohë Ministria e Mbrojtjes është në pritje të një raporti nga autoritet holandeze. Ministria e Mbrojtjes i ka ndaluar të ushtrojë përgjegjësitë e detyrën në bazë dhe ka urdhëruar kthimin e menjëhershëm në atdhe”.
Ministria e Mbrojtjes thekson se po bashkëpunohet me autoritetet holandeze për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe marrjen e masave përkatëse ligjore në vijim.
Kjo ngjarje ngre një sërë pikëpyetjesh se si ushtarakët e vendit tonë anëtarë i NATO-s përzgjidhen dhe në çfarë filtrash kalojnë për të shkuar në të tilla misione.
Sipas informacioneve që vinë nga strukturat e ushtrisë shqiptare, e njëjta përzgjedhje është bërë edhe këtë vit, me njerëz pa merita dhe pa kriter.
Shqipëria si vend i NATO-s, por edhe në këtë situatë ku është rritur kërcënimi i aktorëve të jashtëm e të brendshëm, është e rëndësishme një transparencë gjithnjë në rritje e kësaj përzgjedhjeje.