Kurban Bajramin e ardhshëm mund ta falim në xhaminë e madhe në Prishtinë, ndërtimi i saj mbrenda rreth 400 ditësh

 

Në takimin me shefin e misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Micheel Davenport, myftiu Naim Tërnava ka thënë se brenda 400 ditësh shpreson që të përfundojë ndërtimi i xhamisë së madhe që parashihet të ndërtohet ngjitur me objektin kryesor të Telekomit në kryeqytet.

Kështu ka thënë pasi ambasadori i OSBE-së në Kosovë e ka pyetur se si po qëndrojnë me ndërtimin e xhamisë së madhe.

Davenport ka qenë në vizitë për të uruar festën e Kurban Bajramit të shtunën.