Policia e Kosovës ka arrestuar dje një burrë në Fushë Kosovë pasi i njëjti ka rrahur gruan e tij.
“DHUNË NË FAMILJE /Fushë Kosovë 07.07.2022 – 21:30. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi që i njëjti e kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare bashkëshorten e tij duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Në konsultim me prokurorin i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton Policia në raportin 24 orësh.