Kryeministri Abazovic bëhet kryeministri i parë shqiptar që e falë Bajramin në Mal të Zi

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazovic bëhet kryeministri i parë shqiptar që për herë të dytë falë namazin e Bajramit.

Abazoviç sot është parë në xhami duke marrë pjesë në faljen e namazit bashkë me qytetarët e Ulqinit, shkruan Jepi zë.

Ai fali namazin e Kurban Bajramit bashkë me kryetarin e komunës së Ulqinit, Omer Bajraktari, i cili përmes një postimi urojë bashkëqytetarët e tij.

Postimi i plotë:

🕌 Festa e Kurban Bajramit simbolizon sakrificën për paqe, lumturinë e të gjithë njerëzve dhe forcon ndjenjën e solidaritetit, andaj Juve dhe familjeve tuaja, përzëmërsisht Ju uroj festën e Kurban Bajramit. E pritshi me gëzime dhe mirësi.

Gëzuar