Kryeministri Kurti: Gëzuar e me fat Kurban Bajrami

Besimtarët myslimanë sot festojnë Kurban Bajramin, festën e sakrificës. 

“Me synim tjetrin e jo veten, në këtë ditë rikujtojmë mësimet hyjnore për t’u treguar bujarë e zemërgjerë, sidomos me skamnorët, jetimët, të dobëtit dhe të vetmuarit.

Uroj që kjo festë të sjellë paqe e lumturi në zemrën e secilit e solidariteti të jetë udhërrëfyes i përhershëm. Gëzuar e me fat Kurban Bajrami”, thuhet në urimin e kryeministrit, Albin Kurti.