LAJMI I FUNDIT: Vedat Muriqi nuk i kalon testet mjekësore te Club Brugge, kjo është arsyeja

Duket se transferimi i Vedat Muriqit te klubi belg, Brugge do të dështojë. Sipas informacioneve të fundit që vijnë nga mediat belge, sulmuesi kosovar dështoi në testet mjekësore.

Muriqi kishte arritur marrëveshje me skuadrën belge me një shifër rekord të transferimit deri në 11 milionë euro. Por, transferimi i tij tashmë është i pezulluar.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës tani ka kohë dy muaj që të bëhet gati në formë fizike për t’i kaluar testet mjekësore te Brugge.

Muriqi sezonin e kaluar luajti te skuadra nga La Liga, Mallorca ku bëri paraqitje tejet të mira.

Ai është në pronësi të klubit nga Italia, SS Lazio.