Deputetët e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, Rashit Qalaj dhe Hisen Berisha nesër do të mbajnë konferencë për media.
Arsyeja e thirrjes së mediave për konferencën e deputetëve të PDK-së, nuk është bërë e ditur.
Kurse, sot është mbajtur seanca e Kuvendit të Kosovës në të cilën ka dështuar të votohet në lexim të parë Projektligjin për Byronë Shtetërore për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, për shkak të mungesës së kuorumit.
Ky projektligj nuk i mori votat e mjaftueshme të deputetëve në mungesë të kuorumit.
Në Kuvend ishin 61 deputetë, ndërkaq pro kanë votuar 45.
Para se të hidhej në votim, shqyrtimit të projektligjit i parapriu një debat i gjatë ndërmjet mazhorancës dhe opozitës.
Në rend të ditës ishte edhe çështja e mosliberalizimit të vizave nga Bashkimi Evropian