Gani Geci ka folur për ngjarjen mes familjes Lushtaku dhe policëve në Skënderaj.
Ai në televizionin Kanal10 ka thënë se “Ish nënkryetari i Komunës Nuredin Lushtaku ka qenë njëri prej bashkëpunëtorëve të parë të Adem Jasharit, e them me përgjegjësi të plotë dhe ka qenë nënkryetar i Bekim Jasharit. Unë nuk kam dëshirë sepe nuk e dij rastin se si ka ndodhë, por unë mund t’ju sugjeroj juve si gazetar që ju me kamerën e juaj të shkoni tek qytetarët e Republikës së Kosovës në Komunën e Skënderajt dhe t’i pyetni qytetarët e thjesht, ata e njohin edhe policin edhe Nuredin Lushtakun. Unë ju them të shkoni edhe në policinë e Kosovës dhe inspektoriatin e Kosovës dhe t’i pyesni punëtorët dhe kolegët e policit. Nuredin Lushtakun e njohin të gjithë, por edhe policin Enver Smakiqin e njohin të gjithë, të gjykosh nga Prishtina është më lehtë, por të gjykosh nga vendi i ngjarjes që i njohin të gjithë të gjithë...”