Sot, Lista Serbe ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listën me emrat e kandidatëve për deputetë.
Listës së dorëzuar i prin kryetari Igor Simiq. Ai tha se kanë vendosur të marrin pjesë në zgjedhje pas konsultimeve me autoritet në Serbi.
Partitë e mëdha në vend ende nuk i kanë dorëzuar listat me emrat e kandidatëve për deputetë në KQZ.
Të shtunën është afati i fundit për dorëzimin e listave, përderisa shumica e partive politike i kanë mbledhur këshillat e përgjithshme për të diskutuar dhe përpiluar listat zgjedhore.
/RTV-Okarina/