Prishtinë: Gjyshja raporton në polici se nipi po keqtrajtohet nga babai i tij

 

Policia e Kosovës është në kërkim të një të dyshuari mashkull-kosovar në Prishtinë, meqë i njëjti dyshohet për veprën penale ‘keqtrajtim apo braktisje të fëmijës’.

Kështu bëhet e ditur në raportin policor 24 orësh, ndërsa thuhet se një grua raportoi tek autoritetet se nipi i saj (djali i vajzës), është larguar nga shtëpia, pasi është keqtrajtuar nga babai i tij, përcjell klankosova.tv.

Sipas gjyshes, nipi i saj nuk mund të takohet me nënën e tij, pasi prindërit i ka të ndarë.

Mes tjerash, policia bën të ditur se akoma nuk kanë hasur në të dyshuarin.