Leotrimi më ka thirrë: “Oj nanë, kqyr se edhe unë kam diçka në bark, jam sëmut prej barku”
Kur ja kam hjek teshat i’a kam parë se ju kish qky barku dhe i kishin ra zorrët, ja kam qit xhemperin me ia mbulu, më ka thënë ‘ma nanë, mos um prek, se po më dhem shumë..’
Në Gradicë pas dhënies së ndihmës mjekësore djali nuk arriti të jetonte më shumë se tri orë. Djalin 7 vjeçar e kemi varros në Gradicë, se nuk kemi mundur ta sjellim në Rezallë për ta varrosur”.. thotë nënë Shukrije Ahmeti nga Rezalla e Drenicës, për ngjarjet e 11 shtatorit 1998.