Dyshohet se Krimineli serb ka hyrë në Kosovë: Kam ardhur, nuk do të kthehem më

 

Milan Radojçiq, që është në kërkim nga Policia e Kosovës si i dyshuar për përfshirjen në vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviq, është lajmëruar.

Mediat serbe kanë raportuar se i shumëkërkuari nga organet e drejtësisë, Milan Radojçiq ka hyrë në Kosovë.

Nënkryetari i Listës Serbe, përmes një video të publikuar nga media “Alo”, shihet duke përçuar një porosi për serbët e veriut.

Ai thotë se serbët e Kosovës po përballen me “kërcënime brutale” nga kryeministri, Albin Kurti.

“Terrori i vërtetë ndaj serbëve vetëm sa po fillon. Për njerëzit e mi në veri dhe për të gjithë serbët, më lejoni të themi, mbi të gjitha, jam këtu, jam kthyer, dhe e dini se çka do të thotë kjo sepse nuk ka kthim prapa nga këtu. Rroftë Serbia”, thotë Radojçiq në videon që pretendohet të jetë incizuar në veri të Kosovës.