Gjyqtari i procedurës paraprake Radosllav Markoviq, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë për caktimin e masës së paraburgimit për Nuredin Lushtakun dhe dy vëllezërit e tij Arif dhe Faton Lushtakun, të dyshuar për sulm ndaj dy zyrtarëve policorë në Skenderaj.
Në vendimin e siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, thuhet se kjo masë buron pasi janë siguruar raporti policor i datës 02.06.2022, raporti nga vendi i ngjarjes, fotofokumentacioni, dokumentet nga Qendra Klinike Universitare e Prishtinës, foto e këmbeve të tani të dëmtuarit Mergim Geci, si dhe deklaratat e dëshmitareve.
Kërkesën për këtë mase, prokurorja e shtetit Fetije Bajrami e ka bërë pasi ka vlerësuar se nëse të pandehurit do të liroheshin, ekziston mundësia që ata të mund të ndikonin të dëshmitarët dhe të shkatërronin disa prova që do të pengonin rrjedhën e procedurës penale.
Tutje, prokurorja ka kërkuar që të identifikohen edhe dy shoqëruesit që ishin bashkë në automjet me Arbër Lushtakun dhe të dëgjohen gjatë hetimeve dhe se të gjithë këta persona dëshmitarë, të cilët janë marrë në pyetje një herë të merren në pyetje edhe një herë.