Osmani dhe Kurti bëjnë homazhe në Reçak

U.d e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kanë bërë homazhe për 22-vjetorin e masakrës në Reçak.

Osmani ka thënë se masakra e Reçakut është ndër masakrat më të tmerrshme, jo vetëm në historinë e Kosovës, por të gjithë njerëzimit.

“Masakra e Reçakut është ndër dëshmitë më autentike të gjenocidit serb në Kosovë. Është vendi ku përfundimisht u dëshmua qëllimi i Serbisë për shfarosjen e shqiptarëve”, ka thënë ajo.

Ndërkaq, kreu i LVV-së, Albin Kurti theksoi se Serbia kishte në projekt shfarosjen e shqiptarëve.

“E mbaj mend që dimri i janarit i 1999 ishte shumë më i ftoftë se sa ky sivjet, kjo ngjarje e trishtueshme e kishte tmerruar gjithë kombin shqiptar. Pas aktit gjenocidal në Reçak, avionët e NATO-s bombarduan Jugosllavinë e Millosheviqit. Serbia kishte ne projekt shfarosjen e shqiptarëve. Me pikëllime erdhëm të takojmë familjarët e viktimave në Reçak”, potencoi ai.

Kurti theksoi se nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme përderisa nuk ka drejtësi që sjell dënim për kriminelët

/RTV-OKARINA