Dy persona kanë vdekur derisa ishin duke u larë në deti në Shqipëri.
Siç bëjnë të ditur mediat atje bëhet fjalë për dy 66-vjeçarë.
Njëri nga viktimat ka humbur jetën në Borsh, ndërsa tjetri në Kavajë.
“Rreth orës 17:33, 66-vjeçari S. M., dyshohet se ka pësuar arrest kardiak ndërsa notonte në plazhin e Borshit. Kurse, rreth orës 17:40, V. N., 66 vjeç, është mbytur ndërsa notonte në plazhin e Kavajës”, thuhet në raportin e policisë shqiptare.
Policia nuk ka japë detaje më tutje./SHQIP.com