Juristit që udhëheq Skenderajin rrezikohet t’i ndalen punimet nga Gjykata në projektin e parkingut nëntokësor
Komuna e Skenderajit para dy ditësh ka nisur punimet për projektin e parkingut nëntokësor. Por, parcela ku ka nisur ky ndërtim është në kontekst gjyqësor në mes të Komunës dhe AKP-së. Edhe pse vetë Nura para katër muajsh ishte zotuar që do të do t’i korigjojnë këto gabime, por para dy ditësh ai ka nisur punimet po në këtë parcelë për të cilën kishte akuazuar ish-kryetarin Bekim Jashari për shkelje ligjore.
Gazeta Insajderi lidhur me këtë çështje ka kontakuar edhe me Agjencinë të Kosovës dhe Privatzimit të cilët thanë se kane dorëzuar tashmë propzomin në Gjykatë që të ndalen punimet.
“Parcelat me numër 00111-0 dhe 0112-0 ZK Skenderaj janë ne kontest pronësor me Komunën e Skenderajt, pasi që kanë kaluar nga pronësia e NSH Përparimi në Komunën e Skenderajt. Propozimin për masë të përkohshme të sigurisë në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme, për ndalimin e punimeve dhe tjetërsimin e parcelave”, thuhet në në përgjigjen e AKP-së.