Në Roganë të Kamenicës afër shtëpisë së familjes Rrudhani është vendosur një lloj pllakate, e cila i dedikohet futbollistit të ri të Kombëtares së Kosovës, Donat Rrudhanit.
23 vjeçari në profilin e tij ka falenderuar bashkë-fshatarët për suprizën, duke thënë se është krenar se në çfarë fshati ka lindur dhe është rritur.
Mesfushori anësor që nga sezoni i ardhshëm do të jetë pjesë e skuadrës së njohur zvicërane Young Boys pas largimit nga FC Aarau, me të cilët në 105 ndeshje shënoi 21 gola dhe dhuroi 26 asistime.