Shkëlzen Gashi e imiton dhe ia përmend shampanjën Çollakut: Keni vjedhë sa keni mujtë

Një përplasje ka ndodhur në emisionin Pressing në T7 mes panelistëve Shkëlzen Gashi dhe Bekim Çollaku.

Gjithçka filloi kur Gashi filloi të imitojë Çollakun.

“E pamë me atë politikën tu lshu pe që 10 vjet. E patë qa thatë më herët “bashkësia ndërkombëtare kur të na thotë na duhet me pranu” se kështu kanë thënë të gjithë ldierët e Ksovoës. Kjo është kultura”, tha Gashi.

Këtu iu përgjigj Çollaku duke kërkuar shpjegime se kënd pe imiton.

“Kënd pe imiton. Xeni?”

“Ju jeni mësu tu u nënshtru”, ia ktheu Gashi.

Çollaku përsëri ia ktheu me cinizëm.

“Ti ishe i panënshtrueshëm”, tha Çollaku.

Tutje Gashi ia përmendi festën me shampanjë në vitin 2016.

“Spo të vjen mbare që 20 vjet cka keni bërë ke festuar me shampanjë”, tha ai.

“Ti do shtet komunist. Ti do regjimin e komunizmit. Ka marrë fund ajo punë dhe ke me ndejt tu vajtu tërë jetën. E shohim”, ia ktheu Çollaku.

“Epoka juaj ka marrë fund cka keni bërë. 20 vjet keni vjedhur sa keni mujtë. E keni parë se si i kanë pasur marrëdhëniet me oligarkët. Por kur kryeministri kur i falë 54 milionë për ujë. Ai përgjigjet ‘për pikë të qejfit”, tha Gashi përsëri.

“Ti nuk e ke as haberin si funksionon BE. Je torturë për shikuesit. Kurti a ja dha 100 milionë KEDS-it.”, ia ktheu përsëri Çollaku.