Ai ka thënë se është prekur shumë nga shkrimet e tash ministrit të Financave të shtetit.
“Personalisht jam prek shumë, unë bashkë me vëllaun kemi qenë në luftë. Unë çdo natë vuaj nga plagët që i kam marrë në luftë, çdo natë vuaj për shokët që i kam humbur në luftë”, ka thënë Qeriqi në Kanal 10.
Tutje ai ka thënë se z. Murati ka fjet dy ditë e dy net në shtrat, derisa Qeriqi dhe shokët e tij kanë qëndruar në bjeshkët e Pashtrikut, e që disa prej tyre kanë vdekur nga i ftohti, por me “vullnetin për me shliruar këtë vend”.
“Shumë njerëz kanë ardh prej Perendimit, e kanë lënë jeten luksoze, i kanë lanë paratë, por nuk i ka lënë gjaku me qëndru në atë jetë luksoze”.
“Po, kjo është marria më e madhe që e ka bërë në këtë postim. Mu kur me ftove nuk desha me ardhë, nuk mujsha me komentu”, ka thënë tutje Qeriqi, shkruan Gazeta Insajderi.