Sot, Komuna e Skenderajt e ka shënuar rënien më të madhe të rasteve më Covid-19, këtë e ka bërë të ditur drejtori i QKMF-se në Skenderaj, Osman Veliu.
“Gjithë kati i parë shkëlqente nga pastërtia. Stafi i pasdites i lumtur me faktin se sot Komuna e Skenderajt ka shënuar rënien ma të madhe të rasteve COVID 19 dhe qetësin që e karakterizonte mbrëmjen për shkak të numrit të vogël të pacienteve, kishte ndërmarrë një veprim për të pastruar gjithë hapësirat e mundshme të QKMF. Mjek, infermier, staf higjienik, staf mbështetës”, shkroi Osmani në rrjetin e tij social “facebook”.
Gjithashtu, Veliu ka falenderuar stafin e QKMF-së në Skenderaj, duke theksuar se ky staf vepron vërtet.
“Ky staf vërtet vepron. Faleminderit që na bëni krenar me punën tuaj të palodhshme. Jeni të jashtëzakonshëm!”, shtoi Veliu.
/RTV-OKARINA/