Deputetja e PDK-së, Floretë Zejnullahu, ka thënë se partia që udhëheq me Qeverinë e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje, sipas saj, është anti-UÇK.
Në një postim në Facebook, Zejnullahu i ka quajtur gjakpirës dhe hijena zyrtarët e VV-së, derisa ka shtuar se historia, sipas saj, është shkruar.
“Të qenurit anti UÇK është ADN e kësaj partie, ishin anti UÇK në opozitë e janë anti UÇK edhe tani në pushtet. Asgjë befasi, në grupin e saj paralamentar ka mjaftueshëm agjent të UDB-së serbe. Këtë veç e shpërfaqën edhe më shumë sot, me reagimet e tyre në Kuvendin e Kosovës. Këta gjakprishur janë kundër veteranëve, kundër UÇK-së dhe kundër kauzës tonë kombëtare për të cilën janë sakrifikuar këta veteranë, shtetin e lirë dhe të pavarur të Kosovës. Kot qirreni hijena. Kosova është SHTET, i lirë dhe i pavarur. Historia është shkruar dhe nuk mund ta ndryshoni. Më vjen keq për fëmijët tuaj, të cilët kur të rriten, do të duhet të distancohen nga veprimet e qëndrimet tuaja anti UÇK”, ka shkruar ajo.