Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj po vazhdon me ngulm të kërkojë dorëheqjen e Ministrit të Financave, Hekuran Muratit, raporton GazetaBlic.
Ai përmes një fotografie në rrjetet sociale, ka publikuar edhe numrin personal të telefonit të Muratit ku kërkon që të gjithë t’i shkruajnë atij.
“Hekuran Murati s’mund të jetë ministër i një Kosove të çliruar prej UÇK-së. Ministër Murati, dorëheqje!”, shkroi Molliqaj sipër fotos.