Një autoambulancë është aksidentuar në Gjakovë, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar gjashtë persona, prej të cilëve dy janë pacientë
Një autoambulancë është aksidentuar të enjten në lagjen “Dardania” në Gjakovë, ku kanë mbetur të lënduar gjashtë persona.
Lajmin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Ne mesin e të lënduarve janë dy pacientë, të cilët po transportoheshin me autoambulancë për në spital.
“Aksidenti ka ndodhur në lagjen ‘Dardania’ në Fushë Kosovë. Në aksident është përfshirë një autoambulancë dhe një veturë. Gjashtë persona janë lënduar, prej tyre dy janë pacientë, të cilët po transportoheshin për në spital”, deklaroi Elezaj.
Ndërsa, shtoi se rasti po hetohet dhe se me kohë do të bëhen të ditura edhe detaje të tjera.