149 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

 

 

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 149 raste të reja me COVID-19 ndërsa janë shëruar 43 pacientë.

Të vaksinuar brenda 24 orëve, sipas ministrisë janë 57 persona, ndërsa numri i rasteve aktive është 592.

Deri më tani në Kosovë janë administruar 1 milion e 830 mijë e 590 njerëz, ku dozën e parë e kanë marrë 903 mijë e 439 njerëz, dozën e dytë 823 mijë e 740 ndërsa atë përforcuese 103 mijë e 221 njerëz.