Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Rrëshen-Rubik në Rrugën e Kombit si pasojë e të cilit dyshohet se kanë humbur jetën katër persona.
Policia ka njoftuar se në aksident janë përfshirë dy mjete me targa kosovare, prej të cilëve një kamion dhe një tip “Citroën”.
Grupi hetimor dhe shërbimi zjarrfikës ndodhen në vendngjarje.
Njoftimi i Policisë:
Lezhë/Informacion paraprak
Në aksin rrugor Milot-Morinë, në afërsi të një karburanti në Rreshen, mjeti tip “Citroen” me të cilin udhëtonte një familje kosovare është përplasur me mjetin tip kamion me drejtues shtetasin I.I.,banues në Kosovë.
Për pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i mjetit tip “Citroen” , bashkëshortja e tij dhe 2 fëmijët dhe është plagosur fëmija i mitur, i cili është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë.
Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.
/RTV-OKARINA