Kryetari i Komunës së Vushtrrisë vazhdon angazhimin e veçantë për kujdesin ndaj mërgatës sonë, prandaj sot mori vendim për sigurimin e hapësirave për parkingje pa pagesë për bashkatdhetarët tanë të ardhur nga diaspora për pushime të verës, si vijon:
1.1 SHMU2
1.2 SHF”Mustafë Venhari”
1.3 SHF ” Naim Frashëri”
1.4 SHF “Lutfi Musiqi”
1.5 Hapësira, pjesë e Sheshit “Hasan Prishtina” përballë hyrjes kryesore të Qendrës së Kulturës “Hasan Prishtina”
Vendimi hyn në fuqi ditën e nënshkrimit dhe zbatohet nga data 02 korrik deri me datën 31 gusht 2022.
Kryetari i komunës Ferit Idrizi, u dëshiron mirëseardhje mërgatës sonë! ka njoftuar Zyra për Informim e Komunës së Vushtrrisë.